Lajme
Osmani: Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putinit
Demokracia
21:59 | 30 Maj 2022

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.

“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme