Lajme
Osmani viziton Deçanin: Ka qytetarë që janë helmuar edhe pse nuk u furnizuan nga ai burim i ujit
Demokracia
16:28 | 13 Korrik 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar të martën në Komunën e Deçanit, pas helmimit të mbi një mijë e 500 qytetarëve nga kjo komunë.

Osmani para mediave ka thënë se ka qytetarë që janë helmuar nga fshatra të tjera, dhe që nuk janë furnizuar nga burimi i ujit të njëjtë, raporton Demokracia.com.

“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Mes tjerash, presidentja ka shtuar se institucionet qendrore po bashkëpunojnë me ato lokale që të tejkalohet kjo gjendje.

Ndërkohë, burimi i këtij infeksioni nuk dihet ende, ndërkaq, janë duke u bërë analizat të cilat do të tregojnë në fund se si erdhi deri tek kjo gjendje./Demokracia.com/

Të ngjashme