Lajme
Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Një mik dhe aleat i fortë i Kosovës
Demokracia
12:00 | 01 Gusht 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Zvicrës Ditën e saj Kombëtare.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka uruar presidentin zviceran Guy Parmelin, duke thënë se Zvicra ka qenë çdo herë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën, përcjell Demokraica.com.

“Urime Dita Kombëtare e Zvicrës presidentit Guy Parmelin dhe miqve zviceranë! Zvicra ka qenë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën për dakada me radhë, por më të veçantë e bën fakti që ajo është shtëpi për diasporën tonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani./Demokracia.com/

Të ngjashme