Lajme
Osmani uron besimtarët katolik: Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore
Demokracia
09:16 | 09 Prill 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve.

Osmani ka thënë se festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se besimi e dashuria, gjithmonë triumfon mbi sfidat e mëdha.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka uruar që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, ka uruar Osmani.

Të ngjashme