Lajme
Osmani uron Begajn: Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore
Demokracia
20:00 | 04 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bajram Begajn, për zgjedhjen president i Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se do të punojnë që të dyja vendet të jenë më afër BE-së.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, shkroi Osmani.

“Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shtoi ajo.

Bajram Begaj është zgjedhur sot president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ai do të jetë President i tetë i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990.

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025