Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin zviceran Guy Parmelin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks në sektorin e ekonomisë, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.
Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet dy vendeve, përcjell Demokracia.com.
“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Një takim i shkëlqyeshëm me Presidentin e Zvicrës, z. Guy Parmelin. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinjë të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë. Dy vendet tona tashmë po negociojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe kjo do të zgjerojë lidhjet tona ekonomike të cilat tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës sonë të jashtëzakonshme. ?? ?? /Demokracia.com/