Lajme
Osmani shokon Kurtin, brenda 24 orëve e takon dy herë Lajçakun që u akuzua nga kryeministri se po punon për Serbinë
Demokracia
18:58 | 20 Shtator 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën  gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akzuuar rëndë Lajçakun.

E Lajçak ka folur me Osmanin lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes së plotë të Brukselit dhe anekesit të Ohrit.

Po ashtu është folur edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

”Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksoi se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të ngjashme