Lajme
Osmani takon ambasadorin Rohde, flasin për procesin zgjedhor
Demokracia
17:43 | 18 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani gjatë së enjtes është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, ambasadori Rohde e uroi Osmani për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com.

Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

“Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve. Osmani e falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe për mbështetjen e të gjitha proceseve të cilat janë të rëndësishme në rrugëtimin e shtetndërtimit të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Demokracia.com/

Të ngjashme