Lajme
Osmani takon Abazoviqin, tregon për çfarë biseduan
Demokracia
15:22 | 12 Mars 2022

Share:

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq.

Osmani në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Abazoviq kanë biseduar për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, përcjell Demokracia.com.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani dhe Abazoviq janë duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë./Demokracia.com/

Të ngjashme