Lajme
Osmani takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Demokracia
11:39 | 19 Shkurt 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Konferencën e Mynihut në Gjermani.

Gjatë qëndrimit atje, Osmani ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropian dhe amerikanë.

Së fundmi presidentja Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Sipas një njoftimi për media thuhet Osmani dhe Munsch diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme