Lajme
Osmani takohet me Artan Grubin, diskutuan për regjistrimin e mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
17:08 | 18 Mars 2021

Share:

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej.

Grubi ka uruar Osmanin për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai e ka njoftuar zonjën Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të mërgatës shqiptare.

Në këtë kontekst zonja Osmani kë mbështetur këtë proces duke kërkuar nga mërgata që t`i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut. Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve.

Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anticovid.

U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë./Demokracia/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025