Lajme
Osmani takohet me ambasadorin amerikan, flasin për hapat që po ndërmerren pas marrëveshjes së Bratislavës
Demokracia
22:04 | 10 Gusht 2023

Share:

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Presidenca përmes në komunikate për media ka bërë të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave që po ndërmerren pas marrëveshjes së Bratislavës.

“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.” – është thënë tutje në njoftim.

Komunikata e plotë:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.

Të ngjashme