Lajme
Osmani shpreson që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia
Demokracia
16:09 | 04 Prill 2022

Share:

Përmes një adresimi, Osmani tha se këtë detyrë e mori si rezultat i besimit të qytetarëve dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Osmani tha se shpreson që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia, shkruan Demokracia.com.

“ Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia, për të kërkuar nga ta dëshmi konkrete se janë proevropian, deri më tani e kemi parë të kundërtën”, tha Osmani.

Ndër të tjera ajo tha se ka disa elemente të cilat bëjnë që Serbia të mos jetë vend proevropian.

“Rreshtimi i tyre me Rusinë, moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, mungesa e sundimit të ligjit, krimi dhe korrupsioni i thellë dhe të gjitha këto janë dëshmi se Serbia është gjithçka, pos vend proevropian që i mbron vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, ka thënë ajo.

Të ngjashme