Lajme
Osmani-Sakar diskutojnë për raportet bilaterale Kosovë-Turqi
Demokracia
17:11 | 01 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve.

Osmani është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën.

Ambasadori Sakar ka uruar Osmanin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja. /Demokracia.com/

Të ngjashme