Lajme
Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt, Kurti do të jetë kryeministër
Demokracia
20:21 | 29 Janar 2021

Share:

Bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku Albin Kurtit i është ndaluar kandidimi për kryeministër.

Gjykata Supreme përmes vendimit të saj të publikuar të premten ia ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com.

E pas këtij vendimi të Supremes ka reaguar, bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se Kurti do të jetë kryeministër më 14 shkurt dhe se kjo do të ndodhë siç tha ajo, me vullnetin e qytetarëve.

Reagimi i plot i Osmanit, pa ndërhyrje:

Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.

Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri…

Posted by Vjosa R. Osmani on E premte, 29 Janar 2021

Të ngjashme