Lajme
Osmani reagon pas sanksioneve të SHBA-së për kokat e krimit në Kosovë
Demokracia
17:59 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Osmani në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se i mirëpret sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqin dhe grupit të tij kriminal.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, ka shkruar Osmani.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë./Demokracia.com/

Të ngjashme