Lajme
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha
Demokracia
11:30 | 11 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Osmani falënderoi ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet dy vendeve, shkruan Demokracia.com.

“Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në  fushën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim është diskutuar edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë.

Njoftimi i Presidencës pa ndërhyrje:

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

U.d. Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.

Zonja Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu  besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në  fushën e integrimeve euro-atlantike.

Palët diskutuan edhe për  rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme