Lajme
Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut
Demokracia
14:53 | 18 Janar 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim, u.d Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje Ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut, për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve, në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

U.d. Presidentja ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.

Të ngjashme