Lajme
Osmani poston fotografi me Macronin para fillimit të Samitit, çfarë po paralajmëron?
Demokracia
09:52 | 23 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.  Ajo ka publikuar një fotografi me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, pak para nisjes së Samitit të BE-së.

 

Pak para fillimi të Samiiti, Osmani ka postuar një fotografi me presidentin e Fancës, Emanuel Macron. Ata shihet duke biseduar por nuk dihet për çfarë.

“Pak para samitit, me Presidentin Macron”, ka shkruar Osmani.

Siç, dihet Franca ka qenë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët tash e sa kohë, muajt e fundit ka pasur një ndryshim mendimi por asgjë konkrete.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e para lidere që mbërriti në Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ajo para gazetarëve dha një deklaratë duke thënë se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri për Liberalizimin e Vizave, por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Gjithashtu, Osmani u shpreh se pret një zë të unifikuar të Bashkimi Evropian rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

“Ne përkasim në mes të familjes evropiane dhe shteteve evropiane, familja evropiane ku ne kemi kontribuar me shekuj për vlerat në të cilat sot Bashkimi Evropian qëndron. Jam këtu sot, gjithashtu të dërgoj një mesazh në emër të qytetarëve të Kosovës se ne kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian”, theksoi Osmani, raporton Demokracia.com.

Osmani ka thënë se sot është duke përfaqësuar qytetarët e Kosovës në takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo, para mediave të huaja, ka deklaruar se dëshirojnë një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

“Ne kemi nevojë për një mesazh të përbashkët nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor sepse sa më shumë hapësirë që lihet për faktorë të tjerë të dëmshëm padyshim që do ta përdorin, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë një perspektivë të qartë sot nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Osmani.

Liderët e 27 vendeve të BE-së do të takohen në një samit dyditor në Bruksel, e që i paraprinë një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së me liderët e Ballkanit.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor ka filluar në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian, ndërkaq në 11:30 do të ketë konferencë për media.

Megjithëse ditëve të fundit është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave dhe ishte shprehur optimizëm për këtë proces, mirëpo disa medie tjera raportuan se çështja e vizave nuk përmendet fare.

Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht se Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Në këto konkluza që pritet të dalin nga ky samit, bëhet thirrje për sundim të ligjit dhe progres në dialogun Kosovë-Serbi, por që nuk përmendet diçka rreth liberalizimit të vizave.

Në këto konkluzione Bashkimi Evropian shpreh zotimin e plotë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq bën thirrje për rëndësinë e reformave dhe sundimin e ligjit, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe luftimin e korrupsionit.

Në këto konluzione po ashtu përmendet çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq theksohet urgjenca e përparimit në dialog, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Përveç këtyre përmenden edhe çështje tjera për shtetet në rajon, mirëpo nuk përmendet çështja e liberalizimit të vizave.

Megjithatë deri në kohën kur pritet të nisë samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor konkluzat mund të pësojnë ndryshime.

Holanda dhe Franca konsiderohen dy vendet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme