Lajme
Osmani: Polonia do të na dhurojë 100 mijë doza “Pfizer”
Demokracia
11:37 | 07 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Polonia do t’i dhurojë 100 mijë vaksina “Pfizer” Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, teksa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë Kosovës gjatë pandemisë, përcjell Demokracia.com

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se dje 503 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19, kanë arritur të hënën në Kosovë, donacion nga SHBA./Demokracia.com/

Të ngjashme