Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit, Zejnullah Gruda.
Profesori universitar Zejnullah Gruda ka vdekur sot, shkruan Demokracia.com.
U.d. e Presidentit Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëpunëtoret e Grudës.
Osmani në rrjetin social Facebook ka shkruar se veprat që la pas Gruda do të jetojnë gjithmonë.
“Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor”, shkruan Osmani.
Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:
Lamtumirë Profesor!
Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor./Demokracia.com/