Lajme
Osmani për takimin me Scholzin e Macronin: Bashkëpunimi me partnerët është kyç
Demokracia
17:52 | 01 Qershor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Tashmë zonja presidente ka publikuar një postim në Facebook, ku shihet teksa ecën me dy liderët evropianë. Ajo ka shkruar se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet.”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme