Lajme
Osmani për Ahtisaarin: Skaliti kornizën e shtetit tonë
Demokracia
11:13 | 16 Tetor 2023

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit përmes një postimi në Facebook, derisa e ka quajtur figurë madhështore të skenës globale politike, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin.

“Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.

Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!

Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.

Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!

Të ngjashme