Lajme
Osmani pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike
Demokracia
17:14 | 18 Mars 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se janë të vendosur që të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike, përcjell Demokracia.com.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.

Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! ?? ?? /Demokracia.com/

Të ngjashme