Lajme
Osmani e prerë: S’ka dialog pa vaksina
Demokracia
18:10 | 13 Prill 2021

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës për medie, Osmani citohet të ketë thënë se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur në këtë temë, theksoi se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës. Ajo potencoi se në këtë kohë nevojitet solidaritet ndërmjet shteteve, ndaj shfaqi shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj”, citohet të ketë thënë Osmani.

Në anën tjetër ambasadori Bilek përmendi sfidën e pandemisë COVID-19, me të cilën po përballet e gjithë bota.

“Ambasadori Bilek theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve janë të mira dhe se do të vazhdojë edhe më tej thellimi i tyre. Ai përmendi sfidën e pandemisë COVID-19, me të cilën po përballet e gjithë bota”, citohet të ketë thënë Bilek.

Më tej në komunikatë thuhet se Osmani falënderoi shtetin çek për mbështetjen e deritashme duke shfaqur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndër shtetërore.

Ndërkaq ambasadori Bilek nga ana tjetër, theksoi se Çekia mbështet rrugën europiane të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme