Lajme
Osmani ngutet të hap rrjetin e ri social “Threads”, përkundër që s’ka qëndrime për të shprehur
Demokracia
09:45 | 07 Korrik 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar menjëherë platformës së Meta-s, Threads.

Threads është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video.

Deri më tani, miliona njerëz i janë bashkuar platformës së Threads dhe presidentja Osmani është gjithashtu në mesin e tyre.

Ndonëse është presidente e vendit, Osmani pothuajse kurrë nuk ka qëndrime për të shprehur, sidomos për çështje të rëndësishme.

Në mes diplomatësh përflitet se Osmani ka mospajtime me vijën që po ndjek kryeministri Kurti, megjithatë ajo asnjëherë nuk ka guxuar që të flas publikisht rreth qasjes së tij, e cila po e izolon edhe më shumë Kosovën. /Demokracia.com/

Të ngjashme