Lajme
Osmani ngushëllon Erdogan për viktimat nga zjarret në Turqi
Demokracia
19:27 | 30 Korrik 2021

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar sot një telegram solidarizues homologut të saj turk Recep Tayyip Erdogan, pas shpërthimit të zjarreve shkatërruese ku për pasojë kanë vdekur të paktën tre persona.

Në një postim në Twitter, presidentja Osmani shkruan se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira.

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025