Lajme
Osmani në Moldavi: S’kam plan të takohem me Vuçiqin
Demokracia
10:20 | 01 Qershor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten në Samitin e liderëve evropian që po mbahen në Moldavi, se nuk ka plan që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga ana tjetër, ajo ka insistuar që marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, të zbatohen.

Sipas saj, “është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale”.

Megjithatë, ajo u shpreh se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’ua sqaruar atyre se çfarë po ndodh tani në veri.

“Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre. Vuçiqi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë. Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen, dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, tha ajo.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë.Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën. Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Të ngjashme