Lajme
Osmani në linjë me Kurtin për largimin e parakohshëm të kryetarëve shqiptarë të komunave të veriut
Demokracia
19:38 | 29 Gusht 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e vendosura nga BE po e dëmtojnë vendin.Ai ka thënë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet para zgjedhjeve në SHBA.

Në anën tjetër, BE ende nuk i ka hequr masat dhe po kërkon që Kosova t’i zbatojë të gjithë hapat për deeskalim të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Derisa për këtë nuk po ndërmerren hapa.

Për mbajtjen e zgjedhjeve në veri janë deklaruar nga Presidenca e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media, thotë për Gazeta Blic se zgjedhjet në veri do të shpallen pasi të kryhet votimi për largim të kryetarëve të komunave, sipas ligjit, dhe se presidentja Osmani do ta kryjë detyrimin sipas Kushtetutës.

“Zgjedhjet e reja shpallen pasi të kryhet votimi për largim të kryetarëve të komunave, në përputhje me nenin 72 të Ligjit. Presidentja Osmani do ta kryejë këtë detyrim ashtu siç parashihet në Kushtetutë dhe në ligj”, deklaron Kupina.

Të ngjashme