Arte
Osmani ndan dy medalje presidenciale për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë
Demokracia
17:53 | 17 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka ndarë dy medalje presidenciale për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për nder të përvejtorit të Pavarësisë së Kosovë, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale regjisores Blerta Basholli dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit të Kërkim Shpëtimit, shkruan Demokracia.com.

Njoftim i plotë i Presidencës, pa ndërhyrje:

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale. Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga znj. Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit  të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim./Demokracia.com/

 

Të ngjashme