Lajme
Osmani mburret me shpenzimet e paketa jashtë shtetit, por i futë në listë edhe takimet në Prishtinë
Demokracia
21:33 | 31 Janar 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani edhe sot është marrë me shpenzimet e ish-presidentëve të Kosovës dhe është mburrur se ajo i ka zvogëluar ato.

Duke dashur t’ua mbyll gojën kritikëve të saj, e duke treguar se ka qenë në shumë vizita jashtë vendit, Osmani ka publikuar një kolazh me fotografi nga vizitat e saj.

Por, edhe pse debati është zhvilluar për takimet jashtë vendit, ajo në mesin e fotografive ka përfshirë edhe disa nga takimet në zyrën e saj, në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

“Recidivistë të pushtetit” paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë shpjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake”, ka shkruar ajo përbri kolazhit me fotografi.

Demokracia.com i ka identifikuar fotografitë që Osmani i ka publikuar nga takimet që i ka pasur në Prishtinë. Ato janë të rrethuara me të kuq:

/Demokracia.com/

 

Të ngjashme