Lajme
Osmani mbërrin në Samitin e BE-së, tregon a ka shpresë për liberalizim të vizave
Demokracia
09:05 | 23 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur për Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Osmani ishte liderja e parë e Ballkanit Perëndimor që u shfaq në ndërtesë. Me këtë rast, pati edhe një deklaratë të shkurtër ku tha se Kosova e ka vendin mes familjes së madhe evropiane.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Gjithashtu, Osmani u shpreh se pret një zë të unifikuar të Bashkimi Evropian rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

“Ne përkasim në mes të familjes evropiane dhe shteteve evropiane, familja evropiane ku ne kemi kontribuar me shekuj për vlerat në të cilat sot Bashkimi Evropian qëndron. Jam këtu sot, gjithashtu të dërgoj një mesazh në emër të qytetarëve të Kosovës se ne kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian”, theksoi Osmani, raporton Demokracia.com.

Osmani ka thënë se sot është duke përfaqësuar qytetarët e Kosovës në takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo, para mediave të huaja, ka deklaruar se dëshirojnë një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

“Ne kemi nevojë për një mesazh të përbashkët nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor sepse sa më shumë hapësirë që lihet për faktorë të tjerë të dëmshëm padyshim që do ta përdorin, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë një perspektivë të qartë sot nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Osmani. /Demokracia.com/

Të ngjashme