Lajme
Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-Izrael kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi
Demokracia
14:48 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përshëndetur aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot, shkruan Demokracia.com.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, citohet të ketë thënë Osmani.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes pritet të bëhet rreth orës 15:30. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, kjo pritet të jetë agjenda

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025