Lajme
Osmani: Kryeprokurori i ri duhet ta ketë udhërrëfyes drejtësinë
Demokracia
16:25 | 04 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një adresimi për media ka folur edhe për emrin për kryeprokuror të shtetit, i cili do t’i propozohet nga Këshilli Prokurorial.

Ajo tha se zyrtarisht, ende nuk i është propozuar një emër, por shtoi se kushdo që emërohet, drejtësinë duhet ta ketë udhërrëfyes, shkruan Demokracia.com.

“Sikurse për çdo emërim tjetër, por në veçanti në këtë emërim integriteti duhet të dëshmohet, jo vetëm të flitet për të”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se në këtë drejtim do të bashkëpunoj edhe me shoqërinë civile.

“Integriteti për gjatë tërë karrierës së personit që do të propozohet, për gjatë tërë karrierës në sistemin e drejtësisë duhet të dëshmohet dhe në këtë drejtim do të bashkëpunoj edhe me shoqërinë civile për t’i trajtuar brengat që i kanë ngritur por edhe me akterët e tjerë që Kosovë të ketë kryeprokuror dikë që e ka drejtësinë dhe vetëm drejtësinë udhërrëfyes në punën e vet”, tha ajo.

Osmani tha se do të bashkëpunojë me të gjithë akterët për t’u siguruar që gjatë këtij procesi do të ruhet ligjshmëria./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024