Lajme
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Demokracia
22:22 | 30 Prill 2024

Share:

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, në intervistën dhënë “RTKPrime” bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë biseduar lidhur me kandidaturën për kryetar të Maqedonisë së Veriut nga partitë shqiptare atje, ku sikundër tha ai, qenë dakorduar që të bëhet anketim, ku kandidati me më shumë përkrahje, të marrë mbështetjen edhe nga palët tjera.

Osmani tha se në atë anketim ai kishte dalë i pari, derisa Taravari i treti ose i katërti.

“Përkundër asaj se anketimi ishte fer, insistimi për të dalë me kandidaturë individuale, ja, u reflektua si rezultat real edhe në zgjedhje, por që dëmtoi mundësinë që, sigurisht, unë do të isha kandidat në balotazh me kundërkandidaten maqedone”, deklaroi ai.

Tutje, Osmani tha se pala kundërshtare ka pranuar publikisht përkrahjen e partisë nacionaliste maqedone, ‘VMRO DPMNE’, duke përmendur edhe pozicionet shtetërore.

Krejt kjo, sipas tij, me qëllim të frikësimit të shqiptarëve në votimet e 8 majit të shkaktojnë konfuzion tek votuesit shqiptarë.

“Ata kanë provokuar një ndjenjë të nënçmimit të shqiptarëve, që nuk është bërë në dekadat e fundit”, deklaroi Osmani.

Osmani shtoi se palës kundërshtare, maqedonase, nuk i intereson votimi nga pala shqiptare, por tek, siç u shpreh ai, ‘sejdo bajaramoviqat’ e ‘rrahman morinat’ që, pavarësisht votimeve të shqiptarëve, ata kanë përfaqësuesit të tillë.

Të ngjashme