Lajme
Osmani-Jashari diskutojnë mbi situatën në Kosovë e rajon
Demokracia
20:59 | 20 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, me të cilin biseduan mbi situatën në vend dhe rajon.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim po ashtu u bisedua mbi hapat që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

Të ngjashme