Lajme
Osmani i tregon komandantit të ri të KFOR’it për strukturat ilegale në Veri të dirigjuara nga Serbia
Demokracia
14:17 | 13 Shtator 2023

Share:

Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani e ka pritur në takim komandantin në ardhje të KFOR’it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe komandantin aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Osmani shprehu besimin në bashkëpunimin e ngushtë me Gjeneral Ulutaş gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Osmani e njoftoi komandantin e ardhshëm të KFOR’it për sfidat e sigurisë, “të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve”.

Të ngjashme