Lajme
Osmani: Gjergj Kastrioti mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve
Demokracia
11:46 | 17 Janar 2021

Share:

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 553 vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, ka thënë se ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij.

Osmani ka shkruar në Facebook, se përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hap rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme