Lajme
Osmani: Festat si Bajrami mbajnë gjallë shpresën dhe shpirtin solidar
Demokracia
08:15 | 09 Korrik 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që Kurban Bajrami të kremtohet e përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha familjet tuaja”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar.

“Festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar për t’i mbështetur njerëzit në nevojë në këtë kohë sfiduese. Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Të ngjashme