Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë, ka pritur një grup fëmijës të moshës 13-vjeçare.
Përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se këta fëmijë dhe të gjithë të tjerët në Kosovë janë e ardhmja e këtij vendi, por shtoi se duhet të punojnë fort që e tashmja e tyre të jetë siç e meriton çdo fëmijë.
Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:
Një ditë pas shënimit të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Republikës sonë, vazhdoj të mendoj mbi takimin e realizuar dje me pjesën më të ndritshme e shpresën më të madhe të shoqërisë sonë – me fëmijët e Kosovës sonë.
Nuk ka kënaqësi më të madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi më të madhe se sa përjeton dikush kur gjendet në mesin e fëmijëve. 13 vjeçarët e Republikës sonë 13 vjeçare ishin plot shpresë, plot besim, e plot vizion. Në këtë takim, ata na bënë të kuptojmë që ne vërtetë kemi bërë rrugëtim të gjatë nga 17 shkurti i vitit 2008, por që kemi po aq shumë punë për të bërë që ata të rrinë këtu, te punojnë këtu, të veprojnë këtu.
Ata patjetër që janë e ardhmja e këtij vendi, por ne duhet të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë siç e meriton çdo fëmijë. E gjersa punojmë në këtë drejtim, punën duhet ta bëjmë njëjtë për të gjithë, pa dallim, për fëmijët e qytetit e fëmijët e fshatit, për fëmijët e të gjitha komuniteteve e mbi të gjitha për fëmijët me nevoja të veçanta – e gjersa ky mentalitet nuk e dominon politikbërjen në vendin tonë, as 17 shkurti nuk mund të festohet në lavdi të plotë. /Demokracia.com/
Një ditë pas shënimit të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Republikës sonë, vazhdoj të mendoj mbi…
Posted by Vjosa R. Osmani on E enjte, 18 Shkurt 2021