Lajme
Osmani falënderon qytetarët për besimin e dhënë: Do të punoj për interesin tuaj
Demokracia
22:49 | 15 Shkurt 2021

Share:

Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë dhe është zotuar se do të punojë për interesin e tyre.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin që i kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj ‘Guxo’, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës.

Ajo në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike.

“Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet nacionale me 48 për qind, duke lënë mbrapa ish-partinë e Osmanit, LDK-në në vendin e tretë me rreth 14 për qind të votave. Debakli në zgjedhjet parlamentare ka shtyrë Isa Mustafën të jep sot dorëheqje nga kreu i LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme