Lajme
Osmani falënderon liderët ndërkombëtar: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë
Demokracia
21:51 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar liderët ndërkombëtar për telegramet e urimeve me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka marrë urime nga liderë ndërkombëtarë me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë, shkruan Demokracia.com.

Osmani përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë, duke thënë se Kosova është me fat për miqtë e mirë që i ka.

Sipas Osmanit, të gjithë ndërkombëtarët kanë thënë fjalë të sinqerta dhe kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për fuqizimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.

Falenderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.

Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë! . /Demokracia.com/

Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e…

Posted by Vjosa R. Osmani on E martë, 16 Shkurt 2021

Të ngjashme