Lajme
Osmani e shfrytëzon rastin dhe e kalon Oqeanin Atlantik, nga Britania shkon në Amerikë
Demokracia
12:13 | 10 Maj 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së pas pjesëmarrjes në kurorëzimin e Mbretit Charles III në Londër.

Në SHBA, Osmani ka lajmëruar se është takuar me senatorin Chuck Schumer, i cili është edhe udhëheqës i shumicës në Senat.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj udhëheqësen e shumicës në Senat Senatorin Schumer dhe të riafirmoj partneritetin e gjatë midis dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Bashkë me të në takim ishte edhe ambasadori Ilir Dugolli.

Osmani nuk e ka paralajmëruar këtë vizitë dhe nuk dihet agjenda tjetër e saj në SHBA. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025