Lajme
Osmani e Kurti ende asnjë fjalë – Edhe Begaj e cilëson vendim të merituar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Demokracia
15:11 | 09 Mars 2023

Share:

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të BE miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Pas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe Presidenti Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!”, shkroi Begaj.

Deri më tani, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Të ngjashme