Lajme
Osmani dhe Gërvalla me qëndrime të ndryshme, njëra kërkon ndihmë nga Izraeli e tjetra nga Palestina
Demokracia
17:17 | 06 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, me ç’rast edhe ka kërkuar ndihmën e shtetit të saj për Izraeli për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Izraelit edhe në fushën diplomatike, gjegjësisht në fitimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Presidentja gjithashtu kërkoi që Izraeli t’i heqë përfundimisht vizat për shtetasit e Kosovës, gjë që do ta mundësonte rritjen e turizmit nga të dy vendet”, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan Demokracia.com.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Ziv e ka falënderuar popullin e Kosovës për mbështetjen e popullit hebre, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në gjitha vendet.

“Ndërkaq ambasadorja Ziv e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit hebre në ditët më të errëta e deri më sot, si dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në të gjitha fushat. Ambasadorja përmendi hapat e ndërmarra deri më tani, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në energjetikë, kulturë, turizëm, rritjen e këmbimeve tregtare, shtimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe memorializimin e luftës”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Mirëpo krejt mendim dhe qëndrim tjetër ka vartësja e saj, Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia të Turqisë, i cili u mbajt më 11-13 mars, kishte takuar homologun e saj palestinez, Riyad Al-Maliki, në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë, i cili u mbajt më 11-13 mars. Por, këtë takim Gërvalla e kishte mbajtur të fshehtë, mirëpo ishte Demokracia.com, mediumi i cili për herë të parë raportoi për takimin e fshehtë të kryediplomates Gërvalla dhe homologut të saj palestinez Riyad Al-Maliki.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mbylljen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës.

Siç thuhet në njoftimin për media, gjatë takimit Gërvalla shprehu dëshirën e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Palestinës, përcjell Demokracia.com.

Nga ana tjetër, ministri Al-Maliki i tha Gërvallës se Shteti i Palestinës gëzon një marrëdhënie të veçantë me Serbinë, duke shtuar se mundësia e shqyrtimit të ndërtimit të çfarëdo marrëdhënie dypalëshe me Kosovën kushtëzohet me transferimin e Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv. “Pasi prania e ambasadës në Jerusalem është një qëndrim që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Ministri Al-Maliki theksoi se kjo shkelje nuk do t’i sjellë dobi Kosovës në gjetjen e rrugës drejt arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në bashkësinë ndërkombëtare.

Kujtojmë se Kosova nuk kishe kërkuar asnjëherë më parë njohjen nga Palestina. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Gërvallës iu zbulua takimi me Al-Malikin në ditën që Izraeli e çoi ambasadoren Ziv në Kosovë

Të ngjashme