Lajme
Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
Demokracia
15:51 | 25 Janar 2021

Share:

Ushtruesja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kanë dekretuar 23 gjyqtarë të rinj.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, shkruan Demokracia.com.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK”, thuhet në njoftim.

Sipas KGjK-së gjyqtarët e rinj do të shpërndahen në shtatë gjykata themelore të Kosovës.

Njoftimi i plotë i KGJK-së, pa ndërhyrje:

Prishtinë, 25.01.2021 – Në pajtim me propozimin e KGjK-së, U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot njëzet e tre (23) gjyqtarë të rinj.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës./Demokracia.com

U.D. Presidentja Vjosa Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Të ngjashme