Lajme
Osmani dekoron FSK-në me Medalje Presidenciale Ushtarake
Demokracia
14:44 | 19 Shkurt 2021

Share:

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm.”, tha Osmani.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. Presidentja Vjosa Osmani  e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.

U.d. Presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë.

Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm.”

U.d. Presidentja Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme