Lajme
Osmani: Biden theksoi nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë
Demokracia
17:53 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e pranuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Osmani shkruan se Biden ka treguar mbështetje të fuqishme të SHBA-ve, e po ashtu edhe nevojën e dialogut me Serbinë, shkruan Demokracia.com.

“Ai (Biden) rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, shkruan Osmani në Facebook.

Biden i ka dërguar letër urimi Osmanit me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i Vjosa Osmanit pa ndërhyrje:

Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë.

Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ?? ??/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1935206069974981

Të ngjashme