ShowBiz
Osman Azemi ironizon me vendimin e qeverisë për ujin në gota
Demokracia
13:10 | 06 Korrik 2022

Share:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shërbimin e domosdoshëm të ujit nga kafenetë është bërë një prej temave më të diskutuara gjatë këtyre ditëve.

E duket se me një temë të tillë, humoristi i njohur Osman Azemi ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një skeç humoristik.

Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një video, ku shihet i ulur në një kafene, teksa bashkë me kafen i servohet edhe një shihe uji e ambalazhuar.

Me të parë këtë, ai ndërhynë shpejtë duke i thënë kamarierit: “Ku po e çon këtë ujë?”.

Më pas kamarieri vepron shpejt dhe e largon atë, duke ia zëvendësuar me një gotë uji nga çezma.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, videoja të shpërndahet me të madhe e të pasohet me komente të shumta, lidhur me këtë vendim të qeverisë.

Osmani përndryshe është i njohur për skeçet dhe paroditë e tij, teksa tash e një kohë po vepron si solo humorist, pasi grupi “Stupcat” kanë kaluar në një pauzë. /Telegrafi

Të ngjashme