Lajme
OSBE: Zgjedhjet në Serbi dhe Hungari të lira, por jo të rregullta
Demokracia
20:25 | 05 Prill 2022

Share:

OSBE mund të mos certifikoje si të rregullta zgjedhjet e të dielës në Serbi dhe Hungari. Sipas raportit paraprak të vëzhguesve zgjedhorë procesi në Hungari cilësohet i lirë por jo i rregullt. Sipas 200 vëzhguesve të të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, dërguar në Hungari, mungesa e kushteve të barazisë mes kandidatëve në fushatë elektorale ndikoi në rezultatin përfundimtar.

Koordinatorja e misionit të OSBE-së sqaroi se transparenca dhe kontrolli i pamjaftueshëm i financave të fushatës elektorale ishin një avantazh për koalicionin qeverisës. Gjithashtu në zgjedhjet që nxorën fitues Viktor Orban u kritikua dhe fakti i mungesës së debateve mes kandidatëve kryesorë, që do të kishte qenë një rast për votuesit që të bënin një zgjedhje të informuar.

OSBE kritikoi në të njëjtën mënyrë dhe zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe administrative në Serbi, po këtë të diel. Sipas Organizatës, këto zgjedhje u zhvilluan në një terren jo të barabartë, me një seri mungesash që shkuan në favor të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe partisë së tij progresiste serbe.

Të ngjashme